Brace ndryshon fjalet, akuzat ishin per Fazllic jo per Argiten
Albeu.com
Nënkryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Erion Braçe ka deklaruar sot, se akuzat e opozitës nuk janë drejtuar nga Argita Berishës, por ndaj Fazlliç dhe personave të tjerë.“Zonja Argita Berisha dëshmoi se ka ofruar shërbime ligjore për tendara apo shërbime publike ndaj zotit Damir Fazliç. Dua të them se askush nuk ka folur për tendera dhe degdisja e dëshmisë këtu është thjesht devijim nga e vërteta dhe nga thelbi i akuzës”-deklaroi Braçe për mediat.

Braçe tha se ish-ortakja e zonjës Argita Berisha, avokatja Flutura Kola është nën dyshime të forta të jetë përfshirë dhe më pas të ketë ofruar shërbime ligjore për Fazlliç në një skenë klasike të pastrimit të parave, në trajektoren Qipro-Tiranë në vlerën 1.7 milionë euro.

Braçe ka dhënë fakte, sipas të cilëve avokatja në fjalë është e përfshirë në pastrime parash bashkë me serbo-boshnjakun Damir Fazlliç. Ndërsa nuk ka lënë pa akuzuar edhe kryeministrin Berisha si të përfshirë në konflikt interesi.
Shtuar më 16/10/2008, ora 15:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori