Braçe: Mbledhja e PS-së, akt përgjegjshmërie
Pëlqej
Mbledhja e PS-së në Durrës, u krye në raport me angazhimet e marra nga partia, si dhe llogaridhënien e saj ndaj qytetarëve. Kështu shprehet deputeti socialist Erjon Braçe në profilin e tij në Facebook duke nënvizuar se kjo mbledhje dëshmoi barazinë mes deputetëve e anëtarëve të qeverisë.

Mbledhja djeshme ishte një akt përgjegjshmërie ndaj detyrës, angazhimeve të marra, llogaridhënies, korrigjimit të sjelljes, eliminimit të mangësive, barazisë mes njeri-tjetrit si deputetë, por edhe mes deputetëve e anëtarëve të qeverisë, gjithnjë në funksion të përmbushjes së detyrimeve jetike ndaj qytetarëve”, shkuan Braçe.

Duke u ndalur në diskutimet e grupit parlamentar, Braçe deklaroi se mbledhja u krye në pozita të barabarta mes pjesëmarrësve, pa pozita sipërore ministër-deputet:

“Të gjithë folën hapur! Askush nuk foli nga pozita sipërore ndaj kolegut në krah, qoftë si deputet, qofte si ministër. Madje edhe drejtuesit, kryetari i grupit dhe kryeministri, nuk e patën e as e ushtruan këtë "status" nga fillimi i mbledhjes deri në fund të saj. Çdo gjë tjetër nuk ka vlerë". shkruan me tej Brace. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori