Procesi i numërimit në njësinë bashkiake numër 5 është bllokuar njofton Partia Socialiste duke akuzuar mazhorancën se po bllokon qëllimisht numërimin e
votave në këtë njësi. Deputeti i PS-së Erjon Braçe ka deklaruar se Partia Socialiste nuk do të lejojë numërimin e
votave në tre njësitë e tjera vazhdon bllokimi i procesit në njësinë numër 5.
“Nuk do të lejojmë numërimin e
votave në 3 njësitë e tjera nëse nuk çlirohet 5. Duam kthimin në normalitet të njësisë 5 dhe të shikojmë me ndershmëri çdo votë që numërohet, kjo është një skemë kriminale për të manipuluar votat.” theksoi Braçe.
“I bëj
thirrje kriminelëve që të ndalin çdo provokim se ndryshe do të përballen me çdo qytetar që do të mbrojë votën” theksoi Braçe.
Braçe i ka bërë
thirrje policisë së shtetit që të ndërhyjë pasi sipas tij mazhoranca ka sjellë "kriminelët" për të marrë votën e lirë.
Me tej Braçe i ka bërë
thirrje qytetarëve që të mblidhen në njësitë që po zhvillohet numërimi për të mbrojtur votën e tyre. Sipas deputetit Braçe, mazhoranca ka sjellë 4 kriminelë me armë për të "rrëmbyer" votën e qytetarëve. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2011,
ora 10:40