Braçe: Lulzim, sa të vjen fatura e energjisë?
Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe, paraditen e sotme ka sulmuar kreun e PD, Lulzim Basha, sa i takon skemës për energjinë elektrike. Teksa PD dënoi operacionin ndaj vjedhësve të energjisë që qeveria nisi dje duke e konsideruar atë shantazh ndaj qytetarëve nga ana e kryeministrit Edi Rama, Braçe i kundërpërgjigjet kështu:

"Lulzim!!

Mua fatura e energjisë elektrike, mesatarisht, duke patur parasysh dy ekstremet, verën e dimrin, më vjen:

68 mijë deri në 110 mijë lekë!!

Unë kam thjesht 89 metër katror shtëpi.

Po ty Lulzim, sa të vjen fatura e energjisë?

Ti ke një duplex e arrin në 300 metër katror.

E dyta;

Nga heqja e kësaj fashës së mbrojtur në fatura me çmim më të lirë, praktikisht mua më shtohen shpenzimet për energjinë dhe natyrshëm, une nuk mund të mbrohem njesoj si pensionistët!

Po ty, të ulen apo të rriten shpenzimet?

Nga skemat që unë kam parë, të ulen Lulzim!!

KY ESHTE PROBLEMI!! DHE KJO ESHTE E PADREJTE!!

Të pasurit, ata që konsumojnë më shumë energji siç ti, mund të favorizohen nga skemat që deri më sot janë hamendësuar.

PER KETE NUK FLET DOT TI!!", ka shkruar ai në rrjetin social Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 28/10/2014, ora 09:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori