U sëmur nga bajamet dhe vdiq, prindërit e 20-vjeçares kërkojnë hetim: Duhet të jetë bërë diçka gabim

Prindërit e 20-vjeçares Paraskevi nga Kios, e cila u nda nga jeta të mërkurën në Spitalin Universitar të Janinës janë të shkatërruar. Një javë më parë vazja u shtrua në spital pasi u diagnostikua me bajame.

“Duam të dimë se për çfarë vdiq vajza jonë. Jemi në pritje të rezultateve nga autopsia, e cila ende nuk është bërë. Duhet të jenë bërë gabime dhe vajza jonë e vogël vdiq nga pakujdesia. Nuk mund ta besojmë”, familjarët.

Ndërkohë në Spitalin Universitar të Janinës është urdhëruar një hetim paraprak urgjent lidhur me vdekjen e studentes 20-vjeçare nga Kios.

Në kuadër të ekzaminimit paraprak do të shqyrtohen gabimet gjatë shtrimit të saj, ndërsa pritet edhe rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore.

Vajza u shtrua në Klinikën e Otorinolaringologjisë një javë më parë dhe u diagnostikua me bajame. Ajo u soll nga një mik i cili gjithashtu kishte të njëjtat simptoma, por doli nga spitali pas dy ditësh. Gjendja e saj, megjithatë, në vend që të përmirësohej, u përkeqësua.

Ethet e vajzës kanë vazhduar ndërkohë që sipas burimeve ka pasur dhimbje të forta barku, të cilat i atribuohen gastroenteritit. Ajo i është nënshtruar një CT dhe ka qëndruar në klinikë.

Ajo u intubua dhe më pas u transferua në Repartin e Mjekimit Intensiv të Spitalit Universitar të Janinës ku ndërroi jetë në orët e para të pasdites.

Sipas informacioneve të konfirmuara, vajza nuk kishte pasur problem shëndetësore, nuk kishte sëmundje kronike dhe asnjë problem në zemër nuk ishte diagnostikuar në të kaluarën.

Pyetjet që lindin si rezultat janë të shumta dhe kritike. Kjo pasi e reja e cila u diagnostikua me bajame, qëndroi për disa ditë në spital në gjendje kritike dhe në fund humbi jetën./Albeu.com


Shtuar 14.09.2023 16:48