E FUNDIT/ Një plumb në kokë, vdes 26 vjeçari
Braçe: Koncensionet e Berishës po zhvasin qytetarët
Deputeti socialist Erjon Braçe, në postimin e radhës në Facebook ndaj koncensioneve të dhëna nga qeveria Berisha, ka bërë me dije se kostot po paguhen nga qytetarët.

"Po mo po, Sali Berisha e ka fajin!!
Boll gënjyet dhe boll e mbrojtët medemek dëshirën tonë për të -çvatur si ai!!
E di që as dini e as doni të kuptoni, por po u'a përsëris edhe një herë:
VENDIMI PER RRITJEN E CMIMIT TE KARTAVE DHE PASAPORTAVE ESHTE I SALI BERISHES NE FUND TE PRILLIT 2013!!
Nga vendim Qeverie për ta vulosur tamam, e kthehu në ligj të Kuvendit, votuar veç nga ai dhe zulma e tij;
Ligji i Kuvendit vulosi një kontratë e cila skadonte veç tre muaj më pas; zgjati afatin e kontratës me 10 vjet, ndryshoi elementët tregtare të saj perfshirë çmimet e rritura për kartat e pasaportat, ritheksoi qartë elementet e garancisë dhe penalitetet!!

Po ua përsëris:
NESE PRISHET KJO KONTRATE, PENALITETI ESHTE I MADH DHE E PAGUAJNE SHQIPTARET SERISH, QINDARKE ME QINDARKE!!
Për fund;
Kam një vit që merrem me 4 koncesionet e fundit të Sali Berishës;
Njeri, ai i skanimit të konteniereve është bllokuar e për të duhet të përballojmë një gjyq për shkak të penaliteteve që është favori i fundit që Sali Berisha u bënte klientëve të tij kur ju jepte koncesione;
Tjetri,
ai i shërbimit të kolaudimit të automjeteve do të liberalizohet me cdo kusht; u frenua në dhjetor ne seancën e fundit të Kuvendit, do të rikthehet e do shkoj deri në fund;
Ai i pullave fiskale, një tjetër monopol abuziv e skandaloz, është në fazë diskutimi me operatorët e tregut se si mund të shkojë drejt liberalizimit.

Për të gjithë këto koncesione ka kontest nga klientët e Sali Berishës, madje kërcënim të hapur për të shkuar në gjyq e përfituar nga penalitetet që vetë Berisha ju ka dhënë si favor.
ASNJE NGA KETA KONCESIONE NUK ESHTE I NGJASHEM ME KETE TE PASAPORTAVE PER SHKAK EDHE TE VECANTISE SE PRODUKTIT!! NGJAJNE VETEM NE PENALITETE!!
Për cdo të paditur që punon në media dhe për cdo gënjeshtar të medias qe i shkruan vec në facebook gënjeshtrat e tij për të vetmin shkak-janë gënjeshtra, dua të them:
KY KONCESION NUK NGJAN NE ASGJE ME CESHTJEN CEZ!! PO NE ASNJE ELEMENT!! PARA SE TE GENJENI, LEXONI QE DHE GENJESHTRA TE JETE PAK ME NDRYSHE!!

Tu rrojë Berisha, meqë e pranoni tu çvase edhe pasi ju la!!
Ju gënjeni për të, ai arkëton paratë nga ju!!", ka shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2015, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori