“E tradhëtoi mikrofoni”, mbretëresha Elizabeth kritikon ashpër udhëheqësit botërorë: Flisni shumë, por asgjë nuk bëni!

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth, ka kritikuar ashpër liderët botërorë për masat e marra ndaj ndryshimeve klimatike.

Sipas Elizabeth, liderët botërorë flasin shumë për krizën globale të Klimës, por sipas saj ata nuk bëjnë asgjë për ta përmirësuar situatën.

Këto deklarata i bëri në hapjen e parlamentit Uellsian në Cardiff, në një moment kur ajo mendonte se mikrofoni ishte i fikur.

Gjatë një bisede me Dukeshën e Cornëall dhe Elin Jones, Mbretëresha iu referua samitit të klimës Cop26 në Glasgoë që fillon më 31 tetor, të cilin ajo është planifikuar të marrë pjesë së bashku me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

“E jashtëzakonshme nuk është. Kam dëgjuar gjithçka për të ende nuk e di se kush do të vijë. Asnjë ide. Ne dimë vetëm për njerëzit që nuk vijnë. Është vërtet irrituese kur flasin, por ata nuk bëjnë”, u shpreh ajo.

Deklaratat e saj vijnë fill pas deklaratave të princ ëilliam që kritikonte miliarderët Jeff Bezoz dhe Elon Musk se i përqëndrojnë studimet e tyre atje ku nuk duhet dhe nuk përqëndrohen tek problemet reale në tokë./albeu.com