Braçe ironizon Berishën: Thotë se Ristani s'ka qenë në burg, tallje shembullore b….!
Pas reagimit të Sali Berishës në rrjetin social Facebook sa i takon deputetit Ristani, në heshtje nuk ka qëndruar edhe Erjon Braçe, i cili tregohet shumë i ashpër ndaj tyre.

"Që Sali Berisha të thotë publikisht se; "Arben Ristani nuk ka qënë në burg" është një tallje shembullore b.......!!

Tamam Sali Berisha e arrestoi dhe e dërgoi në burg!!

Direkt Sali Berisha!!

Kjo tregon edhe marrëdhënien e tmerrshme në atë parti!

Nejse; E rëndësishme është që Ristani tani beson se nuk ka qënë në burg dhe kjo i duket nga dhëmbët!!", ka shkruar ai.

Kjo 'shuplakë' e Braçes vjen pas inicidentit që ndodhi dy ditë më parë ndërmjet kryeministrit Rama dhe deputetit të PD, Arben Ristani.

Dje ish-kryeministri Berisha bëri me dije se Ristani nuk ka qënë në burg. Kaq ka mjaftuar që të vinte një reagim i menjehershëm nga Braçe, po në rrjetin social Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2014, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori