Braçe i përvishet Erion Veliajt: Kjo është derexheja në rrugën e inaguruar para 4 muajsh
Zv/kryeministri Erion Braçe nuk i ka kursyer kritikat as për kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Erion Braçe ka postuar në rrjetet sociale një video të regjistruar nga shtëpia e tij, ku radhë të gjata makinash janë krijuar për shkak të bllokimit të njërës korsi të rrugës.

Braçe shkruan përkrah videos se vendi ku ndodhet kjo ‘derexhe’ është rruga e re që të nxjerr nga pastiçeri Venezia në rrugën e Elbasanit, ndërkohë akuzon një kompani ka shkërmoqur sipas tij një rrugë të inaguruar 4 muaj më parë për të ndërtuar një pallat.

“Shiheni;

KJO ESHTE DEREXHEJA NE RRUGEN E RE QE TE NXJERR NGA PASTICERI VENEZIA NE RRUGEN E ELBASANIT!

Perse?

SEPSE KOMPANIA QE PO NDERTON PALLAT,
PASI MORI TROTUARIN, TANI MORI DHE
40% TE RRUGES;
E KA SHQYER RRUGEN E RE QE U INAGURUA VEC 4 MUAJ ME PARE!

Ky eshte ai rasti tipik kur interesi privat,
shkermoq teresisht interesin publik,
e zeron fare sic ketu!”, shkruan numri dy i qeverisë.

Shtuar më 03/10/2019, ora 19:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori