Braçe i kundërpërgjigjet PD për “Bankers”
Erjon Braçe sot ka paralajmëruar audit ndërkombëtar për kompaninë “Bankers Petroleum”, e cila është përgjegjëse për shpërthimet e puseve të naftës në Patos-Marinzë.

Braçe u është përgjigjur akuzave të PD nga salla e Kuvendit, duke theksuar se “Bankers” do të japë përgjigje tashmë me letra për shumën prej 1.2 miliardë dollarë investime që ajo ka deklaruar në 11 vite.

“Më bëri shumë përshtypje fjala e një deputeti për një kompani. Ajo reflektoi atë që kemi thënë në opozitë. Nuk ka pasur asnjë kontroll ndaj asaj kompanie.

Shuma 1.2 miliardë dollarë investime që raporton ajo kompani për t'iu shmangur taksave, tani do ta vërtetojë me fatura. Dhe duhet domosdo që të bëhet audit ndaj kompanisë. Edhe pse është i huaj, gjejmë në Afrikë sa të duash. Këtu je në Evropë, je në Shqipëri”, deklaroi Braçe. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 17:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori