Mori ofertën LIVE në “Big Brother”, në cilin emision do ta shohim si moderatore Beniadën (FOTO LAJM)

Beniada gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother VIP Albania” ka shprehur dëshirën për të jetuar në Shqipëri dhe për të qenë pjesë e televizionit. Kështu, asaj i është bërë  kjo ëndërr realitet pasi “vëllai i madh” e ka surprizuar. Për ta realizuar këtë ajo doli nga shtëpia dhe shkoi në studion e “Procesi Sportiv”.

Atje e priste Ed Manushi, Alesia Bami dhe të ftuarit e tjerë. Manushi i propozoi modeles të jetë prezantuese e këtij formati të suksesshëm televiziv.

“Ne duam që ti të rrish deri në fund, të fitosh Big-un, dhe kur të vish të na bashkohesh ne”.

Ajo pranoi dhe u shpreh se kjo gjë e emocionoi pa masë.


Shtuar 10.11.2021 08:56