Braçe i cakton 5 detyra Ramës për t'i dhënë fund protestave për Rrugën e Kombit
Deputeti socialist Erion Braçe, ka sqaruar 5 pika kyçe të asaj se çfarë i kërkoi sot në Komision të Ekonomisë, ministrit të Transportit Damian Gjiknuri.

Pika më kulminante është ajo e kërkesës për të përjashtuar nga taksa e rrugës së Kombit, banorët përreth autostradës.

Statusi

Sot ne komisionin per Ekonomine dhe Financat ne Kuvend, une dhe koleget e mi deputete, kerkuam nga ministri i Financave e Ekonomise dhe Qeveria:

1- Perjashtimin nga pagesa e Tarifes se Perdorimit te rruges Milot- Morine te, banoreve te zones rreth autostrades ne Kukes qe, per nevoja te shkuarjes ne shtepite e tyre apo te perdorimit te pronave te tyre, ju duhet te hyjne e te levizin ne autostrade.

2- Perjashtimin nga pagesa e Tarifes se Perdorimit te rruges Milot- Morine te, autobuseve dhe mjeteve te tjera qe kryejne transportin publik te banoreve te zones duke levizur ne autostrade.

3- Mundesine e perjashtimit nga pagesa e Tarifes se Perdorimit te rruges per, mjetet qe perdoren nga shtetas qe jane para e tetraplegjike.

4- Adresimin e qarte dhe konkret te fondit te kompesimit tek autoritete te besueshme, me qellim perdorimin e ketij fondi vetem per njerez qe preken nga vendosja e Tarifes se Perdorimit te rruges.

5- Auditimin e plote te ndertimit te rruges Rreshen-Kalimash-Morine, posacerisht auditimin e demit te shkaktuar ne vitin 2009 ne tunelin e Thirres- hapur para kohe per nevoja politike, informimin e komisionit rreth ketij auditimi dhe kallezimin e cdo pergjegjesi per demin e rezultuar. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2018, ora 20:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori