Braçe: Gjoni, përgjegjëse po aq sa guvernatori Ardian Fullani
Pëlqej
Elisabeta Gjoni, zevendesguvernatorja e Bankes se Shqiperise që tashmë kryen detyren e Guvernatorit, për deputetin socialist Erjon Braçe është po aq përgjegjëse sa është edhe guvernatori Ardian Fullani i cili tashmë është arrestuar nga policia.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, duke iu referuar takimit të Presidentit te Republikes me zonjën Gjoni, Braçe shprehet se Elisabeta Gjoni, ne cilesine e zevendesguvernatorit
ne kushtet e mungeses se zevendesguvernatorit pergjegjes per administrimin e Bankes, është përgjegjëse po aq sa guvernatori për keqadministrimin me pasoja të rënda ekonomike për bankën.

"Nuk mundet qe Presidenti i Republikes te jape imunitet nga hetimet apo te cenoje hetimet per te!" shkruan Braçe. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori