Braçe: Fullani prej 7 ditësh kërkon takim personal me mua
Pëlqej
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe deklaroi sot në një konferencë për shtyp se Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani ka kërkuar të ketë një takim personal me të, por ai ka refuzuar.

“Ka 7 ditë që Guvernatori kërkon një takim personal me mua. Nuk do ta ketë. Guvernatori të respektojë ligjin. Të vijë në Kuvend,” tha Braçe i cili bëri me dije se eshte BSH duhet qe duhet ti pergjigjet Kuvendit, ndaj te cilit, sipas ligjit, BSH nuk ka te drtejte te kufizoje informacionin per Kuvendin e Shqiperise.

"Mungon informacioni, apo kontratat e investimeve te kryera ne BSH qe nga 2010">2010, nuk perfshihen as vlerat, as afatet, shqetesim i perseritur qe ka ardhur edhe nga KLSH e qe ka rritur shpenzimet me vlera shume te medha. Ne duhet te njihemi me raportet per situaten e vjedhjes, ne jemi te gatshem te ruajme informacionet e klasifikuara. Keto tre informacione vlejne shume per permbushjen e detyres ne respekt te ligjit te BSH dhe ngjarjes qe ndodhi ne BSH"- tha ai.

Sipas tij disa veprime te kryera pas vjedhjes tregojne moskryerjen e shume detrave qe duhet te ishin bere.

"Guvernatori e ka pasur rekomandimin e inspektorit qe ne vitin 2010">2010 dhe nuk e ka bere rishikimin e akteve, ka vetem nje gjurme ne harkun e kater viteve te veprimtarise se inspektorit te pergjithshem ne raport me departamentin e emisionit, asgje tjeter" tha me tej Brace. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 12:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori