Braçe bën përgjegjës Fullanin për vjedhjen në BSH
Pëlqej
Kryetari i komisionit kuvendor të Ekonomisë, Erjon Braçe reagon ndaj deklaratës së Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullanise nuk jep dorëheqje pasi nuk mban përgjegjësi ligjore për skandalin e vjedhjes në BSH.

Braçe shkruan në Facebook se është tërësisht përgjegjësi e administrative e ligjore e guvernatorit, vjedhja në Bankën e Shqipërisë.

Reagimi i Braces ne Facebook
“Une i referohem vetem ligjit! Ky eshte neni per statusin, DETYRAT dhe pergjegjesite e GUVERNATORIT:
1. Guvernatori vepron si drejtor i përgjithshëm ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të Bankës së Shqipërisë. Në rast se guvernatori mungon ose është në pamundësi për të vepruar, zëvendësguvernatori i parë vepron në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm ekzekutiv të Bankës së Shqipërisë.
2. Guvernatori përgjigjet për hartimin dhe paraqitjen në Këshillin Mbikëqyrës të politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe të politikave të tjera.
3. Guvernatori përgjigjet përpara Këshillit Mbikëqyrës për zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë zbatimin e politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë.
4. Të gjitha kompetencat që nuk specifikohen për Këshillin Mbikëqyrës i njihen guvernatorit ose, në rastin kur guvernatori mungon, ose është në pamundësi për të vepruar, këto kompetenca i njihen zëvendësguvernatorit të parë të Bankës së Shqipërisë. Në veçanti, i njihen kompetencat për të kryer veprimet e kërkuara ose të gjykuara si të pranueshme prej tij për administrimin ose për operacionet e Bankës së Shqipërisë, duke përfshirë pa kufizim:
a) angazhimin në marrëdhënie kontraktore në emër të Bankës së Shqipërisë;
b) emërimin e punonjësve, agjentëve dhe korrespondentëve të Bankës së Shqipërisë;
c) përfaqësimin e Bankës së Shqipërisë në procedurat ligjore.
Guvernatori, me miratim të Këshillit Mbikëqyrës, mund t’ua delegojë disa nga kompetencat e tij nëpunësve të Bankës së Shqipërisë.
E shihni sa DETYRA ka?
E shihni sa PERGJEGJESI I jane ngarkuar?
A e kuptoni se Moskryerja e DETYRES ka shkaktuar VJEDHJEN e ka garantuar moszbulimin e saj per 4 vjet?
Eshte teresisht PERGJEGJESI administrative e ligjore e GUVERNATORIT!
Shume shume e qarte!”, shkruan Braçe.
Në një intervistë për gazetën “Mapo”, Fullani ishte shprehur ndër të tjera se: Unë e shoh përgjegjësinë administrativetë guvernatorit, kryesisht në garantimine stabilitetit dhe pavarësisë së Bankës. Një gjë e tillë e dëshmoi i gjithë spektri politik”. Në këtë qëndrim, Fullani i shmanget thirrjes së shoqërisë civile dhe disa përfaqsuesve të politikës, për të dhënë dorëheqje nga detyra e guveranatorit të BSH, si përgjegjës për skandalin e vjedhjes në këtë bankë.
Shtuar më 14/08/2014, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori