Braçe: Fullani gënjeu Kuvendin për inventaret
Pëlqej
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe akuzoi sot Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani se ka gënjyer në Kuvend, pasi BSH ka krijuar Komitetin e Auditit më anëtarë të Këshillit që nuk janë në ekzekutivin e bankës.

Përmes një postimi në Facebook, Braçe sqaroi se FMN ka rekomanduar që në 2006">2006 ngritjen e një komiteti për të forcuar kontrollin e brendshëm dhe të jashtëm të bankës, por këto nuk janë marrë parasysh nga guvernatori.

Më poshtë postimi i plotë i deputetit socialist Erion Braçe:

Dy gjera te renda dhe Dy te Verteta!! Dy lajme kane gazetat sot lidhur me Banken e Shqiperise: I pari, Banka e Shqiperise ka krijuar Komitetin e Auditit me anetare te Keshillit qe nuk jane ne egzekutivin e Bankes. E verteta e pare, FONDI MONETAR NDERKOMBETAR KA REKOMANDUAR QE NE MAJ 2006">2006 NGRITJEN E NJE KOMITETI TE AUDITIT NE BANKEN E SHQIPERISE PER TE FORCUAR KRAUN E KONTROLLIT TE BRENDSHEM E TE JASHTEM NE BANKE;

INSPEKTORI I PERGJITHSHEM I BANKES SE SHQIPERISE, NE REFERENCE TE KETIJ REKOMANDIMI TE FONDIT, ND CDO RAPORT NGA VITI 2010 KA KERKUAR NGRITJEN E KOMITETIT TE AUDITIT NE BANKEN E SHQIPERISE.

Pooor, NE ASNJE VIT NGA AI 2006">2006 KUR ESHTE BERE REKOMANDIMI E DERI DJE KUR ESHTE ZYRTARIZUAR VENDIMI, GUVERNATORI E KESHILLI MBIKQYRES NUK E MOREN NE KONSIDERATE KETE REKOMANDIM. Kjo eshte e verteta dhe ngarkon me pergjegjesi Guvernatorin dhe Keshillin Mbikqyres te Bankes.

I dyti,
Prokuroria ka urdheruar arrestimin e 7 punonjesve te tjere te Bankes se Shqiperise, te gjithe inventarizues te vlerave monetare ne disponim ne objektin dhe arkat e vjedhura.
Prokuroria i akuzon ata se nuk kane bere invetarizimin fizik te kolive sipas nje rregulloreje per kete proce te vitit 2006">2006.

E verteta e dyte, GUVERNATORI I BANKES SE SHQIPERISE NA PASKA GENJYER, MUA SI KRYETAR I KOMISIONIT TE EKONOMISE DHE TE GJITHE DEPUTETET E KOMISIONIT TE EKONOMISE QE E DEGJUAM TE DESHMONTE NE SEANCEN ME DYER TE MBYLLURA NE KUVEND NJE MUAJ ME PARE.

Deputeti Ervin Koci e pyeti guvernatorin nese ishte bere vit per vit per efekt edhe te bilancit te Bankes, inventarizimi fizik i vlerave monetare te administruara ne arrkat e vjedhura. Guvernatori ju pergjigj se ky inventar eshte bere por sipas standardeve te reja te BQE, inventari behet me zgjedhje ne 5% te arkave, kjo eshte edhe arsyeja pse nuk jane zbuluar me pare arkat e vjedhura.

Deputeti insistoi i habitur se si mund te behet bilanci e te certifikohet pa u bere inventari fizik dhe Guvernatori serish insitoi se kjo eshte tani praktika evropiane e inventarizimit per shkak te volumit te madh.

Sot, Prokuroria paska zbuluar se nje rregullore e vitit 2006">2006 paska sanksionuar inventarizimin fizik te cdo kolie me para dhe referuar kolive te shqyera thote se ato kane qene lehtesisht te dallueshme nga cdo inventarizues. Per kete arsye te shtate jane arrestuar!!

Pra, Guvernatori ka genjyer ne Kuvend!! Tjeter faj i rende ky!!
Shtuar më 30/08/2014, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori