Braçe: Dikush duhet të shkojë në burg për “Luginën Blu”
Deputeti i PS, Erjon Braçe, ka reaguar për atë që po ndodh në fshatin turistik “Lugina Blu” në Golem. Deputeti socialist nënvizon se Rama nuk ka dhënë leje për Aleksandër Frangajn. “Une e besoj që Edi Rama dhe KKT nuk kanë dhënë leje ndërtimi për çiftin “2S” tek “Laguna Blu”.

Por ama dikush duhet te shkoje ne burg! Qeveria thote se leja eshte dhene nga komuna ne nje prone private. Keshtu eshte!! Nje pyetje kam une: Si u fitua kjo pronë?!

Me ligjet klienteliste te Sali Berishes u dha e drejta qe per keto vilat e ketyre te shitet trualli nen vile dhe nje siperfaqe funksionale.

Ne ligj eshte e qarte se çfare quhet “siperfaqe funksionale”. Çifti “2S” nuk ka pronesuar “siperfaqen funksionale” rreth vilave te tyre.

Këta kanë pronësuar tokë publike nën kontratë qeraje dhe jashtë përcaktimeve të ligjeve. E kane bere permes legalizimit te vilave.

E thjeshte per t’u gjetur kush duhet te shkoje ne burg, zyrtare shteti dhe perfitues i paligjshem”, shkruan deputeti socialist. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2015, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori