Braçe: BSH, jashtë kontrollit të shtetit
Pëlqej
Kreu i Komisionit te Ekonomise Erjon Braçe shprehet i shokuar nga fakti qe inspektori i Pergjithshem i Bankes se Shqiperise kerkon ti pergjigjet Kuvendit ne vite dhe ti dergoje Raportet e tij, nderkohe Keshilli Mbikqyres nuk ka miratuar vendimet respektive ne permbushje te ketij detyrimi, paraqitur ne mbledhjet e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Brace deklaron se Kuvendi eshte mbajtur ne terr qellimisht nga ana e Bankes se Shqiperise, qe prej vitit 2009.

"Raportet e Inspektorit te Pergjithshem jane dramatike ne disa raste dhe tejet problematike ne te tjera. Natyrisht me rezerven solide per rastin e vjedhjes se fundit. Sjellin ne vemendje zbatueshmerine e ligjit ne Banken e Shqiperise, perputhshmerine e administrimit te Bankes me ligjet dhe rregulloret, mbrojtjen e interesave te saj ekonomike, ne te perditshmen e saj. Gjetjet dhe rekomandimet kane qene aty por mosveprimi ka qene i qellimshem, po ashtu edhe refuzimi. " shkruan Brace. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 11:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori