Brace: Brenda PS po krijohet nje klan qe synon te mbyse frymen reformuese
Albeu.com
Deputeti i Partise socialiste Erjon Brace ka komentuar zhvillimet e fundit ne Partine Socialiste pas shfaqjes ne publik te ish kreut te kesaj partise Fatos Nano.Brace deklaroi ne studio e NEWS24 se ne PS po krijohet nje klan qe synon te mbyse frymen reformuese.

Sipas tij kete po e bejne disa individe per shkak te idese se idhullit apo ambicjes per postin. Duke insinuuar kandidimin e disa socialisteve per postin e kreut te PS-se si dhe debatet e shumta qe kane perfshire kete parti kohet e fundit per disa kushte qe keta kandidate duhet te plotesojne, Brace tha se ne postin e kreut te PS duhet te jete nje nje njeri qe ka aftesi dhe ka dhene provat per meritimin e ketij posti.

Nderkaq persa i perket projektligjit te paraqitur nga mazhoranca per lenien e imunitetit Brace tha se ka pasur gjithnje nje vullnet te mire ne Parlament per ta bere kete, por problemi eshte se ne parlamentin e Shqiperise ka persona me konflikt interesash. news24
Shtuar më 25/09/2005, ora 02:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori