Deputeti Erjon Braçe, në postimin e radhës në Facebook ka shfryrë dufin ndaj të gjithë zërave që janë 'pro' abuzimeve për vjedhjen e energjisë
elektrike. Ai kërkon që qytetarët të mos u dalin në mbrojtje hajdutëve, teksa duhet të ndjehen të tallur që kanë abuzuar në mënyrë të tillë.
"Po si ka mundësi që mbroni vjedhjen e energjisë
elektrike?
Po ju drejtohem të gjithëve ju që e
paguani qindarkë me qindarkë energjinë, siç ua sjellin në fature, madje dhe në fatura jo korrekte, të cilat sërish i
paguani;
Po ju drejtohem të gjithëve ju që keni prindër të moshuar, pensionistë apo më keq, me aftësi të kufizuara dhe që e dini fare mirë se si ata heqin nga ato pensione e paga ndihme të pakta, paratë e energjisë të parat.
SI MUND TE MBRONI, SHQETESOHENI, BEHENI TE DHIMBSUR DERI NE SOLIDARITET ME;
NJE BIZNESMEN, I VOGEL, I MESEM APO I MADH, QE FITON PARA NGA BIZNESI DHE VJEDH OSE NUK PAGUAN ENERGJINE;
NJE TJETER, QE E KA NJE RROGE, MADJE ASFARE TE VOGEL DHE VJEDH APO NUK PAGUAN ENERGJINE.
A E NDJENI VETEN TE FYER E TE TALLUR NGA KETA QE I KENI NE KAT, NE HYRJE, NE PALLAT, NE LAGJE APO TEK TE CILET SHKONI E BLINI ME TE SHTRENJTE MALLRA, KUR JU PAGUANI ENERGJINE E ATA JO!!
Të jeni kundër Qeverisë, për çdo gjë, ta kundërshtoni madje dhe ashpër, por mos u dilni në krah hajdutëve të energjisë.
ESHTE TALLJE PER CDOKEND NDER NE QE PAGUAJME ENERGJINE TE PAREN!!", ka shkruar ai. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2014,
ora 17:08