Brace: Beteja e opozites, kushtetuese
Albeu.com
Deputeti i PS-së Erion Braçe ka deklaruar se beteja e opozitës për transparencën e zgjedhjeve është kushtetuese. Sipas tij transparenca e zgjedhjeve është e drejtë kushtetuese dhe këtë të drejtë nuk mund t'ia mohoj popullit askush.Gjithashtu deputeti Braçe vijoi me akuzat për korrupsion për qeverinë duke shtuar se shqiptarët qeverisen nga qeevria më korruptive e Europës.
"Korrupsioni në qeverinë e Berishës është shumë i lartë. Qytetarë të majtë e të djathtë kanë identifikuar korrupsionin, që është fuqia e politikës së Berishës. Nuk është vota dhe s'ka qenë kurrë vota. Ky nuk është pushteti i shqiptarëve, por pushteti që grabit shqiptarët", ka deklaruar Braçe.
Braçe ka theksuar se beteja e PS nuk bëhet për pushtet, por për të rikthyer në funksionim demokracinë, në shërbim të qytetarëve shqiptarë.
Kjo është beteja e jetës dhe ia vlet të sakrifikosh jetën për këtë betejë theksoi Braçe duke shtuar se beteja e opozitës është parimore, për të bërë demokracinë të funksionojë për njerëzit e këtij vendi dhe jo për pasurim.
Shtuar më 05/05/2010, ora 19:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori