Braçe: Berisha gënjeu për Gërdecin, mbylli hetimet
Albeu.com
Nënkryetari i grupit të PS, Erjon Braçe deklaroi të shtunën në një konferencë për shtyp se hetimet për tragjedinë jo vetëm janë penguar, por edhe janë bllokuar nga kryeministri dhe nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.Pas deklaratave të kryeministrit, Sali Berisha se Qeveria nuk ka penguar hetimet për Gërdecin ka reaguar Partia Socialiste. Nënkryetari i grupit të PS, Erjon Braçe deklaroi të shtunën në një konferencë për shtyp se hetimet për tragjedinë jo vetëm janë penguar, por edhe janë bllokuar nga kryeministri dhe nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
”Kryeministri me shenjë tha dje se nuk ka penguar hetimet për Gërdecin, por në fakt ai duhet t’u thoshte shqiptarëve se i ka mbyllur hetimet, se ai e ka klasifikuar ngjarjen dhe për këtë shkak ai ka mbrojtur dhe autorët e krimit shtetëror të Gërdecit, kur e ka cilësuar ngjarjen me vendim Qeverie si aksident të thjeshtë teknologjik”, ka thënë Braçe.

Ai mes të tjerash tha se kryeministri nëpërmjet kryetares së Kuvendit ka imponuar rrjedhën e hetimeve për tragjedinë e Gërdecit që mori jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të shumta materiale.

Braçe në emër të PS-së akuzoi Qeverinë se nuk ka marrë masat ndaj krimit që ka kapur shtetin. “Kryeministri nuk ka ndërmarrë asnjë veprim administrativ, jo më ndonjë reformë institucionale dhe ligjore si reflektim së rënies së shtetit në krim dhe kapjes së Qeverisë nga krimi, lidhjes se krimit me familjen biologjike dhe politike, madje nuk ka marrë asnjë veprim që të japë garanci që krimi si ai i Gërdecit nuk do të ndodhë më”. (news24)
Shtuar më 16/08/2008, ora 23:31
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori