Bozdo: Rritja e çmimit të energjisë, pasojë e skandalit me CEZ-in
Pëlqej
Rritja e çmimit të energjisë elektrike është pasojë e drejtpërdrejtë e megaskandalit të aferës CEZ. Kështu u shpreh në një dalje për mediat, ish-zëvendësministri i Energjitikës, Enno Bozdo i cili u shpreh se nuk do të kishte rritje nëse CEZ-it nuk do i ishin falur 500 milionë euro fatura të papaguara shtetit shqiptar.

“Nuk do kishte rritje nëse qeveria nuk do të kishte hequr dorë nga dëmshpërblimi prej 3 miliardë dollarëve për dëmet e shkaktuara nga CEZ-i shtetit shqiptar. Faturat janë rritur sepse qeveria është e paaftë të luftojë vjedhjen e energjisë. Janë “fryrë” faturat e energjisë për bizneset dhe janë rikthyer ato aforfe. Shqiptarët nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë rritje” u shpreh Bozdo. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori