Bozdo: Rama u ka hapur tanimë luftë dhe semaforëve të Tiranës
Pëlqej
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për ndërhyrjen e policisë në vendosjen e një semafori në rrugën “Asim Vokshi”.

Sipas Bozdos, ditën e mërkurë Policia e Shtetit ka ushtruar dhunë dhe ka shoqëruar në rajon 5 punonjës të Bashkisë së kryeqytetit. Në një deklaratë për mediat, Bozdo i bëri apel Policisë së Shtetit të mos bëhet palë me politikën.


“Sikur të mos kishte mjaftuar dhuna dhe rrëmbimi i 5 punonjësve gjatë ditës së djeshme, policia sërish ka shkelur ligjin sot duke mos lejuar vijimin e punimeve, edhe pse duhet të ishte garant i zbatimit të ligjit. Jemi të bindur që tashmë kemi të bëjmë me një urdhër politik për të ndalur këtë projekt të Bashkisë së Tiranës, dhe kjo bëhet direkt nga kryeministri Edi Rama që u ka hapur tanimë luftë dhe semaforëve të Tiranës. Duam t’u bëjmë të ditur qytetarëve se Bashkia kërkon përditë të ushtrojë detyrën e saj për të implementuar projektet bashkiake, por interesat politike dhe axhenda politike e kryeministrit Rama nuk janë në favor të publikut. I bëj thirrje edhe Policisë së Shtetit të bëjë detyrën e saj, të jenë në nivelin e duhur të fanelës së tyre dhe të mos bjerë në pozitat e INUK. I bëj thirrje edhe kryeprokurorit Llalla të hetojë rrëmbimin në mes të ditës të 5 punonjësve të Bashkisë, 5 njerëzve të ndershëm që thjesht sa po bënin detyrën e tyre. I bëj thirrje edhe përfaqësuesve të të drejtave të njeriut, të mbajnë shënim këtë rast, pasi këtu po shkelen liri dhe të drejta themelore”, u shpreh Eno Bozdo.

Shtuar më 14/08/2014, ora 13:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori