Sot e gjashtë vite më parë, Delinda tregon kush këngëtare shqiptare e mbështeti pa bërë akoma famë

Aktorja Delinda Disha 6 vite më parë, atëherë kur do të merrte pjesë për herë të parë në “Portokalli” është mbështetur shumë nga Rozana Radi.

Krahas fjalëve inkurajuese dhe mbështetëse që kishte shkruajtur kohë më parë, këngëtarja gjithashtu shtoi se ajo nuk gabon asnjëherë dhe Delinda e di këtë gjë.

Ky postim nuk mund të shpëtonte pa u vënë re nga aktorja e cila e ripublikoi në llogarinë e saj duke e falenderuar Rozanën që gjithmonë ka besuar te ajo.

“Roz gjithmonë ke besuar te talenti im ti faleminderit dhe jam e lumtur që edhe sot këto fjalë qëndrojnë.Të përqafoj fort fort mike”, shkruan Delinda.

Kujtojmë se aktoren e shohim çdo të shtunë në emisionin “Klanifornia” dhe me humorin e batutat e saj vazhdon të fitojë zemrat e publikut.


Shtuar 28.02.2020 15:35