Bozdo: Rama gënjeshtar, lejen në sheshin “Nënë Tereza” e dha vetë
Pëlqej
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, deklaroi për mediat se Kryeministri Edi Rama akuzoi jo për herë të parë Bashkinë e Tiranës, për lejet e dhëna prej tij që i kanë shkaktuar një dëm të madh qytetit dhe qytetarëve të Tiranës. Duke bërë publike disa dokumente të firmosura nga ish-kryebashkiaku Rama, Bozdo u shpreh se kët dokumente vërtetojnë gënjeshtrat e njëpasnjëshme të Kryeministrit.

“Disa ditë më parë Edi Rama akuzoi Bashkinë e Tiranës për ndërtimet në sheshin “Nënë Tereza”, sipas tij çibanë që i kishin prishur bukurinë sheshit dhe i kishin vjedhur qytetarëve hapësirën publike. Dy dokumentet që unë kam në dorë, vërtetojnë se lejen për çibanët të tillë e ka lëshuar respektivisht Artan Shkreli, në atë kohë në cilësinë e drejtorit të Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe më pas Edi Rama, në cilësinë e tij si ish-kryetar i Bashkisë Tiranë. Sigurisht që Edi Rama dhe onturazhi i tij, e dinë fare mirë që lejen për ndërtimin e çibanëve të tillë e ka lëshuar ai vetë, ai dhe stafi i tij e megjithatë zgjedh të gënjejë, zgjedh të përbaltë. Ky kampion i gënjeshtrës dhe kalorës i përbaltjes e bënë këtë sepse ka një strategji në kokë, të përbaltë Bashkinë e Tiranës, ta bllokojë atë në çdo veprim të saj”, u shpreh Bozdo.

Në vijim ai shtoi se me një sjellje të papërgjegjshme Edi Rama arrin deri aty sa të bllokojë varrezat, strehimin madje dhe ndihmën ekonomike qytetarëve të Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2014, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori