Bozdo: Monumenti i Pavarësisë përgjegjësi e Kumbaros dhe Tahirit
Ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj ditën e dielë, i cili tha se objektet publike të kryeqytetit nuk do të vandalizohen më, siç është bërë në kohën kur bashkinë e kishin demokratët.

Gjatë fjalës së tij Bozdo ka theksuar se Monumenti i Pavarsisë është nën varësinë e Ministrisë së Kulturës dhe kurrë nuk ka qënë në inventarin e Bashkisë Tiranë, ndërsa mirëmbajtja i takon Ministrisë së Brendshme.

"Monumenti është grabitur dhe më pas nuk është mirëmbajtur dhe përgjegjës për këtë janë vetëm Kumbaro dhe Tahiri. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës nuk ka aspak lidhje me 700 ton bronx që sipas Veliajt i mungokan Kryeqytetit. Bashkia nuk ka lidhje aspak me bronxin, nuk e ka në inventarin e saj. Është absolutisht një trillim i ulët i Veliajt", është shprehur Bozdo.

Ndërkohë përsa i përket gjendjes financiare të Bashkisë, Bozdo ka theksuar se, "Bashkia ka paguar rrogat e muajit Korrik dhe në arkën e saj janë afërsisht 550 milionë lekë të reja dhe rreth 50 milionë lekë në gjendje kesh. As që mund të mendohet një situatë më e favorshme financiare. Veliaj duhet ta dijë mirë se Rama e la Bashkinë e Tiranës me 80 milionë USD borxhe dhe as edhe me një kacidhe lek, për të paguar qoftë edhe një ditë rrogë të një punonjësi të vetëm". /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2015, ora 08:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori