Bozdo: Kryemashtruesi Veliaj vijon e mburret me punët e të tjerëve
Në një reagim për mediat, ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, i është referuar Erion Veliaj duke e cilësuar si të pacipë në genjeshtrat e tij, për një projekt që është drejt fundit, duke e shitur si punë të tij. Kjo ka lidhje me varrezat e Tufinës, ndërsa Bozdo shtoi se Veliaj vetëm mashtron qytetarët.

"Kryemashtruesi i Bashkisë se Tiranës, vazhdon të mburret me punët e të tjerëve, sepse për vete s’ka asgje për të treguar përveç pazarit për rritjen e çmimit të biletave dhe konçesionit për parkun Rinia.

Është aq i pacipë në genjeshtrat e tij, sa një projekt që është drejt fundit, e shet si punë të tij. Këtë bëri sot me varrezat e Tufinës, kur i vetmi kontribut i tij ishte bllokimi i shpronësimit dhe buxhetit për këtë projekt për 7 muaj, derisa u zhbllokua me vendim gjykate.

Ftoj sot të gjithe mediat, ato që ende besojne tek misioni i tyre i informimit të vërtetë të qytetarëve dhe s’janë peng i Veliajt, ti referohen kronikave të shtatorit 2014, kur kanë pasqyruar nisjen e punimeve për realizimin e projektit të rehabilitimit dhe ndërtimit të varrezave murale në Sharrë dhe Tufinë.

Projekti për sistemimin e varrezave të Tufinës dhe Sharrës ishte një investim prej 3 milionë dollarësh i Bashkisë së Tiranës, drejtuar nga Lulzim Basha. Është realizuar rehabilitimi, sistemimi, ndriçimi, gjelbërimi, shtrimi i rrugëve të brendshme, rrethimi i jashtëm, dhe është mundësuar një sipërfaqe për shërbimet e fundit, për familjet gjithashtu.

Projektet për të dy varrezat mundësojnë zgjerimin me një sipërfaqe afër 10 mijë metër katror në varrezat e Tufinës, dhe 15 mijë metër katror në Sharrë.

Projekti parashikonte edhe varrezë murale. Pra Veliaj vazhdon të bëjë të vetmen punë që di të mashtrojë qytetarët, siç bëri kur u betua dhe përbetua se nuk do ta rriste çmimin e biletës, por pas 24 orë më pas pasi siguroi rryshfetin e dëshiruar, rriti çmimin e biletës për qytetarët e Tiranës. /albeu.com/

Shtuar më 23/01/2016, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori