Bozdo dënon dëmtimin e memorialit “Post- Bllok”
Pëlqej
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Enno Bozdo dënoi sot dhunimin e memorialit “Post- Bllok”. Në një deklaratë për mediat, Bozdo u shpreh se dëmtimi i memorialit që simbolizon vuajtjet, persekutimet, vrasjet dhe shfarosjet vjen në të njëjtën kohë kur prej disa muajsh në aktivitete qeveritare shfaqet portreti i Enver Hoxhës.

“Dëmtimi është bërë me mjete të forta, me komplicitetin e heshtur të Edi Ramës dhe Ilir Metës, zyrat e të cilit janë vetëm disa metra larg nga ky vend dhe që ruhet me praninë e Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit. Po s’ka se si të ndodhë ndryshe kur kjo qeveri, kjo maxhorancë, kjo dyshe, ka ikurajuar shfaqjen e fantazmës së Enver Hoxhës, nëpërmjet portreteve të tij në një pjesë të mirë të ceremonive zyrtare dhe asnjëherë nuk ka kërkuar falje apo të jetë distancuar nga to. Kjo është e dhimbshme, kjo është e turpshme, dhe nevojitet një qëndrim i prerë, popullor kundrejt qëndrimeve të tilla. Mesazhi i fetizimit apo ringjalljes së kultit të diktaturës. E them dhe njëherë tjetër, në emër të Bashkisë së Tiranës, i kërkojmë institucioneve shtetërore, Edi Ramës dhe Ilir Metës, të distancohen nga kjo që ka ndodhur sot dhe Policisë së Shtetit të vërë menjëherë para drejtësisë autorët e këtij krimi kaq të rëndë”-u shpreh nënkryetari i Bashkisë. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori