Bozdo akuza qeverisë: Po penalizon transportin falas të shtresave në nevojë
Bashkia e Tiranës shprehu sot shqetësimin për neglizhencën e qeverisë, lidhur me përcaktimin e masave, kritereve dhe procedurave për kompensimin e tarifës së transportitkategorivepersonave që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi.

“Fondet për kompensimin e tarifës së transportitkategorivepersonave që përfitojnë nga legjislacioni në fuqi për transportin qytetas përballohen nga institucionet përgjegjëse. Deri më sot, nuk ka asnjë buxhet të alokuar nga këto institucione shtetërore, në mbështetje të shtresave në nevojë. Përcaktimi i kritereve përkatëse, sipas kërkesave të vetë ligjit, bëhet me VKM. Nga ana e qeverisë, nuk ka asnjë vendim për këtë çështje”, deklaroi nënkryetari i bashkisë, Enno Bozdo.

Sipas tij, në mungesë të vendimmarrjes, kategoritë që përfitojnë transport falas dhe konkretisht invalidët paraplegjikë e tetraplegjikë dhe shoqëruesit e tyre, invalidët e punës, të verbërit dhe shoqëruesit e tyre, jetimët që nuk janë në marrëdhënie pune si dhe studentët që përfitojnë tarifë transporti të reduktuar rrezikojnë të mos e përfitojnë këtë privilegj. /albeu.com/

Shtuar më 30/05/2014, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori