Botohet në në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses për Nëpunësin Civil
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Aktin Normativ të Këshillit të Ministrave rreth ligjit mbi nëpunësin civil është botuar sot në Fletoren Zyrtare.


Gjykata e cilësoi antikushtetues Aktin Normativ të qeverisë për ligjin e Nëpunësit Civil, akt i cili kërkonte të shtynte me gjashtë muaj efektet e ligjit.

“Në përfundim, Gjykata, vlerëson se, nisur nga natyra përjashtimore e kompetencës së Këshillit të Ministrave në nxjerrjen e aktit normativ me fuqinë e ligjit, në respekt të hierarkisë së burimeve të së drejtës, të kërkesave që burojnë nga parimi i ndarjes dhe balancimit midis pushteteve dhe vlerave mbi të cilat bazohet shteti i së drejtës, para së gjithash, kufijtë e diskrecionalitetit që ka Qeveria, në vlerësimin e situatës së jashtëzakonshme dhe të nevojës urgjente, përcaktohen dhe i nënshtrohen kërkesave kushtetuese dhe kufizimeve përkatëse. Mosrespektimi, në rastin konkret, fillimisht nga Këshilli i Ministrave, i kritereve dhe kufizimeve kushtetuese procedurale dhe lëndore, përbën një të metë të legjitimitetit kushtetues të qeverisë për nxjerrjen e aktit normativ dhe, po ashtu, një të metë të ligjit që ka miratuar Kuvendi” citohet në vendimin e publikuar sot në Fletoren Zyrtare. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2014, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori