Bota shqiptare feston - Kumanova proteston
Albeu.com
Mijëra qytetarë shqiptarë të Kumanovës, të hënën për nder të 28 Nëntorit Ditës së Flamurit, kanë protestuar fuqishëm, neper rruget e Kumanoves duke shprehur keshtu revoltin e tyre ndaj qeverise per shkak te sjelljes se ligjit te simboleve i cili nuk i jep te drejten komunes se kumanoves te kremtoj festat edhe me flamur Shqipetar.
Ata kanë filluar me një tubim pranë Tregut të Gjelbër që më pastaj të marshojnë qetë edhe nëpër rrugët kryesore të Kumanovës, par Gjyqit, policisë. Gjatë defileut protestuesit kanë brohoritur “UÇK-UÇK”, “E duam Flamurin”,etj.dhe nuk është shënuar ndonjë incident. Në tubimin protestues në fjalën e rastit të Këshillit Organizativ mes tjera u tha se “protestojmë ashpër për shkaksë Kumanova u la jashtë përdorimit të flamurit kombëtar. Kumanova nuk është e kënaqur me këtë ligj, andaj ne ngrejmë zërin e protestës deri në fund” Më tej në fjalën e rastit u tha se “në emër të studentëve protestojmë ashpër deri te partitë politke dhe faktori ndërkombëtar, se rinia kumnaovare është e revoltuar dhe e anashkaluar për shkak të mospërdorimit të flamuritNë emër të Këshillit Organizativ, u tha se “të gjithë jemi dëshmitar se sot kur të gjithë po e festojnë Ditën e Flamurit, Kumanova këtë festë po e shënon me protesta”.
Amir Shabani në emër të Këshillit Organizativ protestues tha se “ku janë politikanët tanë të mbrojnë Kumanovën nga ky diskrimimin, ku janë partitë poltike ta ngrisin zërin e arsyes, kur është në pyetje simboli i rezistëncës dhe i ndërdijes më të re - Kumanova. Këtë e po e themi ngase kontributin më të madh për gëzimin e këtyre të drejtave e dha edhe Kumanova. Kumanova, ishte strehë e këtyre politikanëve në kohërat më të vështira, Sot, këta politikanë janë në gjendje të tradhëtojnë këtë kala të pamposhtur, idealin e trimave të lirisë të cilët në vitin 2001, kapën armët në dorë për të ruajtur dinjitetin e këtij flamuri. Fundja çështja e flamurit është e rregulluar me 2001 dhe sot nuk ka mandate ta ndryshojë atë që e rregulloi pushka e trimave të lirisë.”
Më tej në letrën protestues u tha se “pas gjithë këtyre gabimeve historike rinia studentore sot po proteston, duke ngritur zërin e arsyes, ku rinia kumanovare kërkon përgjegjësi nga politikanët tanë për këtë tardhëti që po ia bëjnë luftës dhe Kumanovës. Sot rinia shqiptare ia merr legjitimitetin politikanëve që të na përfaqsësojnë neve”.
Në vazhdim përfaqësueit e Këshilli Organizativ thanë se “ua bëjmë me dije Qeverisë e në veçanti politikanëve shqiptarë se Kumanova është thellë e indinjuar nga miratimi i ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare ku Kumnoava mbeti pa të drejtën e përdorimit të flamurit. Ata kanë apeluar edhe deri të faktori ndërkombëtar që të ushtrojnë ndikimin e tyre ne realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Kumanovë.
BOX
Parullat e tubimit protestues: “Turp e tradhëtuat luftën”, “Flamurin e merituam me luftë”,”Historia nuk ua fal”, “Mos e harroni Kumanovën”, “Mos e burgosni UÇK-në”, “Flamuri është edhe i yni”, “Heshtja është e pafalshme”, “Mos e harroni gjakune dëshmorëve”

SELAJDIN SHABANI
Shtuar më 30/11/2005, ora 18:02
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori