Bota rrotullohet, janë italianët që tani emigrojnë për punë në Shqipëri
Kanë kaluar pak më shumë se 20 vjet, por duket sikur ka ndodhur një shekull larg. Ishte vera e vitit 1991 kur anija Vlora, e tejmbushur me shqiptarë të dëshpëruar, u ankorua në portin e Barit.

Kështu e nis shkrimin e saj gazeta Italiane ‘Il Mesagerio’ e cila fokusohet të emigracioni i Shqiptarëve 20 vite më parë por edhe tek rritja e numrit të italianëve të cilët gjatë viteve te fundit kanë emigruar tashmë në Shqipëri.

"Por sot, emigrantët shqiptarë nuk janë më aq të dëshpëruar. Ata ndjekin rrugë të rregullta për të shkuar në Itali dhe ata janë rreth gjysmë milioni tashmë në këtë vend. Por ka ndodhur edhe ajo ,që ndoshta para 20 vjetësh askujt nuk do t’i shkonte në mendje.Janë italianët ata të cilët, gjithnjë e më shumë, në drejtim të kundërt përmes Adriatikut, janë në kërkim të një pune dhe të një jetë të re. Ata nuk udhëtojnë me anije të ndryshkura siç kemi bërë ne dikur, por me avion dhe për një orë ndodhen në Shqipëri, ku janë në kërkim të një fati të ri." shkruan ne artikullin e saj gazeta italiane.

Shifrat zyrtare të qeverisë shqiptare kanë raportuar se janë 19 mijë italianë të cilët kanë një leje qëndrimi për punë apo për studim, një shifër e konsiderueshme kjo për një vend ku ka më pak se 3 milionë banorë. Nga hapja e kompanive gjigante të ‘Call Center’, tek restorantet e ndryshme, bizneset e vogla, qendrat mjekësore, këto dy vitet e fundit numri i italianëve është shumëfishuar.

“Një realitet dhe një bum i vërtetë”, thotë Rando Devole, sociolog shqiptar, i cili na tregon mjaftueshëm për krizën italiane, por edhe për rritjen e Shqipërisë nëpërmjet emigrantëve të saj. Shumë shqiptarë të cilët kanë punuar në Itali, ndoshta në ndonjë piceri, kanë qenë në gjendje për të siguruar sipërmarrësit italianë që të vijnë në anën tjetër të Adriatikut për të hapur një biznes.
Shtuar më 05/06/2014, ora 15:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori