Bota në alarm, parashikimi i frikshëm mbi temperaturat e larta që do prekin tokën
Vdekjet për shkak të valës së të nxehtit do të rritet në mënyrë dramatike brenda 60 viteve të ardhshme, për shkak të ngrohjes globale.

Sipas ekspertëve, nëse njerëzit nuk arrijnë të adaptohen, skenari më i keq është një rritje më 471 për qind të vdekjeve si pasojë e vapës, ekuivalente me 52 mijë jetë të humbura. Më të prekurat do të jenë rajonet tropikale dhe subtropikale të ndjekura nga Europa, Australia dhe SHBA.

Studimi vjen pasi shumë shtetet nëpër botë janë prekur nga vala e të nxehtit ekstrem, duke çuar në vdekjen e mijëra personave, e më mijëra të tjerë që vuajnë nga sëmundje si pasojë e vapës.

Raporti, i cili u publikua në revistën mjekësore PLOS, është i pari studim global që parashikon të ardhmen sa i përket vdekshmërisë nga vala e të nxehtit.

Studimi në fjalë projekton vdekshmëri të lartë në të ardhmen me skenare të ndryshme, që përcaktohen nga niveli i emetimit të gazrave serrë në atmosferë. Faktorët e tjerë që u morën në konsideratë ishin edhe strategjitë e adaptimit dhe densiteti i popullsisë.

Shkencëtarët zhvilluan një model për të përllogaritur numrin e vdekjeve nga i nxehti në 412 komunitete nëpër 20 shtete, mes viteve 2031 dhe 2080.

Ekspertët theksojnë vdekjet nga temperaturat e larta nuk vijnë vetëm nga vetë vapa apo nga sëmundjet që vijnë prej saj. Ata thonë se i nxehti mund të ndikojë në sëmundje të tjera, si ato kardiovaskulare, sëmundje të frymëmarrjes, diabeti etj. /tvklan/

Shtuar më 02/08/2018, ora 13:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori