Komentet e Sunak mbi emigrantët shqiptarë, Rama: Britania e Madhe e shpiku dramën për përfitime politike, të lë shije të keqe

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të homologut të tij britanik, Rishi Sunak në lidhje me emigrantët.

Edi Rama akuzoi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se “ ka shpikur dramën” mbi emigrantët shqiptarë, kur tani ata përbëjnë vetëm dy për qind të mbërritjeve të varkave në La Mansh.
Komentet e tij vijnë pasi kryeministri Sunak tha në fjalimin e tij se plani për të ndaluar anijet që kalojnë La Manshin ka nisur të funksionojë.

Sunak deklaroi sot se kalimet me varkë të vogël janë reduktuar me 20%.

”Qeveria britanike nuk mund të shkëputet nga propaganda. Është e mjerueshme dhe të lë shije të keqe të shpikësh një dramë për përfitime politike”. Më pak se dy për qind e totalit të mbërritjeve në Britaninë e Madhe ishin nga Shqipëria. Të vazhdosh të flasësh për shqiptarët është gjest i ulët,” thotë Rama.

Kryeministri shqiptar nuk ka ngurruar të kritikojë ministrat kur ata flasin kundër shqiptarëve, duke akuzuar më parë Suella Braverman, Sekretaren e Brendshme, për komente “të turpshme” për veçimin e shqiptarëve, shkruan The Telegraph.

Ai sugjeroi që komentet e saj vitin e kaluar për “kriminelët shqiptarë” që kalojnë Kanalin me varka të vogla, mund të konsiderohen vetë krim.

Mijëra shqiptarë janë duke u gjurmuar dhe vënë në shënjestër nga oficerët e zbatimit të imigracionit të Home Office.

Një ekip prej 400 personash punonjësish të çështjeve është ngritur për të gjurmuar një numër të madh prej 17,000 kërkesash për azil nga shqiptarët, shumica e të cilave pritet të dëbohen.

Ministrat besojnë se qasja e re aktive dhe marrëveshjet e reja të dëbimit me Shqipërinë kanë treguar efikasitet te migrantët e mundshëm nga shteti ballkanik.

“Arsyeja që ne po kthejmë shqiptarët është që në radhë të parë të pengojmë njerëzit që të vijnë dhe poi a dalim”, tha Robert Jenrick, ministri i imigracionit për Sky të dielën.

Çfarë tha Sunak?

Kryeministri britanik Rishi Sunak e cilësoi si të suksesshëm planin e qeverisë konservatore për të ndalur fluksin e emigrantëve.

Kalimet janë reduktuar me 20% ndërkohë 1800 shqiptarë që po kryenin dënimin në burgjet angleze janë riatdhesuar në Shqipëri falë marrëveshjes mes dy shteteve.

“Marrëveshja me Shqipërinë po funksionon” tha më tej Sunak sot në një konferencë për median mbajtur sot.

Sunak shpreson se me planin e tij të masave do të zbusë kritikat e partisë së tij por dhe kritikat e tjera lidhur me politikat e imigracionit. Sidoqoftë, ai është kritikuar nga anëtarët e partisë së tij dhe nga publiku se nuk ka lëvizur aq shpejt sa duhet, me njerëzit që protestojnë për strehimin e qindra emigrantëve në hotele pasi një numër rekord mbërriti në Britani vitin e kaluar.

“Në pesë muajt që kur nisa planin, kalimet tani janë ulur 20% krahasuar me vitin e kaluar,” tha Sunak në një konferencë shtypi në Anglinë jugore. Plani po funksionon,” tha ai, duke shtuar se qeveria e tij nuk ishte e vetëkënaqur dhe do të punonte shumë për të siguruar që parlamenti të miratonte një ligj të ri.- tha ai.

Partia Laburiste e opozitës tha se Sunak kishte dështuar në pastrimin e numrit të dhjetëra mijëra kërkesave për azil dhe se 7,600 njerëz kishin kaluar Kanalin Anglez deri më tani këtë vit – një total që ka të ngjarë të rritet gjatë muajve të verës.

Britania ka luftuar prej kohësh për të frenuar numrin e të ardhurve në brigjet e saj jugore, por Sunak pretendon sukses për planin e tij lidhur me akordimin me vendet evropiane për të zbutur numrin e emigrantëve si dhe për të shtrënguar masat.
/Albeu.com/


Shtuar 5.06.2023 15:37