Bosnja Hercegovina ende refuzon te njohe pavaresine e Kosoves
Albeu.com
Ministri i Jashtëm i Bosnje Hercegovina Sven Alkalaj deklaroi sot në Pragë se për një kohë të pacaktuar vendi i tij pjesë e ish-Jugosllavisë nuk do të njohë Kosovën. Sarajeva ende nuk ka njohur as pasaportat e Kosovës, ndryshe ngase ka bërë Greqia, e cila nuk ka njohur pavarësinë, por pasaportat e Republikës së Kosovës i ka njohur.

"Cilado çështje që do t'i kontribuonte çrregullimit të stabilitetit të B e H dhe do të rrezikonte drejtimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe NAT0-s në këtë moment nuk vjen parasysh", ka thënë Alkalaj.

Si prioritet të politikës së jashtme të vendit të tij, Alkalaj ka theksuar zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, para së gjithash me Serbinë edhe Kroacinë. (start)
Shtuar më 21/10/2008, ora 23:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori