Bosi shqiptar i drogës lirohet gabimisht nga burgu në Itali

Një shqiptar edhe pse njihej si bosi i drogës është liruar gabimisht nga burgu në Itali.

Mediat Italiane njoftojnë se bëhet fjalë për shqiptarin e identifikuar si Dario Myftiu, por ai njihej ndryshe edhe me emrin Aurel Hoxha. 37-vjeçari kishte lënë qelinë 1 javë para se të ndalohej. Ai ishte arrestuar më 26 gusht nga policia e Padovas sepse i ishte gjetur drogë dhe një sasi e madhe parash. Ndërsa në vitin 2008">2008 ishte kapur nga policia e Romës në një rafineri në Bergamo, ku i ishte konfiskuar 30 kilogramë heroinë.

“Një boss i mafias shqiptare është lënë i lirë për shkak të një gabimi: Një çështje teknike burokratike”, shkruan Il Gazetino.

Pas arrestimit në vitin 2008">2008, ai kishte përfituar nga një dekret që kërkonte përjashtimin e tij nga Italia deri në vitin 2022, por nuk ishte larguar. Në fund të gushtit policia e arrestoi sërish me drogë teksa udhëtonte me një makinë “Polo”.
Shtuar më 04/09/2016, ora 13:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori