Bosi nga Ekuadori sillte kokainen, burri i miss-it shqiptar e shperndante: Si funksiononte karteli
Operacioni i madh "Los Blancos" ka çuar pas hekurave 30 persona në Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador.

5 prej të arrestuarve janë kapur në Shqipërisë, ndërsa policia bën me dije se janë arrestuar apo i është komunikuar akuza e "trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike" edhe 5 shqiptarëve të tjerë.

Ata janë:
Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;

Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;

Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;

Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.

Gjithashtu iu komunikua masa e sigurisë “Arrest në burg” shtetasit Altin Velsula (Hoxha), 36 vjeç, i cili ndodhet në burg në Norvegji.

Gazetari Artan Hoxha bën me dije për abcnews.al se referuar hetimeve të deritanishme, grupi funksionte me detyra të ndara.

Sipas hetimeve, Dritan Rexhepi siguronte lëndën narkotike nga Ekuadori, e cila sillej në rrugë ilegale në Europë dhe këtu shpërndahej më pas nga grupi i Eldi Dizdarit, i cili njihet ndryshe edhe si Denis Matoshi.

Raportohet se nga operacioni "Los Blancos" janë sekuestruar 5 milion euro si edhe 4 ton kokainë, duke përbërë kështu një ndër goditjet më të forta ndaj grupeve kriminale shqiptare të trafikut të lëndëve narkotike.

Më herët, gazetari i Abc News Artan Hoxha kishte zhvilluar një intervistë me Dritan Rexhepin, i cili me telefon nga burgu në Ekuador rrëfeu detajet që dinte mbi pengmarrjen e Jan Prengës si edhe dënimin për trafik të lëndëve narkotike.

Shtuar më 17/09/2020, ora 13:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori