Boshnjaket kosovare kerkojne nga Bosnja te njohë Kosoven
Albeu.com
Forumi i Boshnjakëve të Kosovës ka kërkuar nga Bosnja e Hercegovina të njohë pavarësinë e Kosovës, thuhet në një komunikatë të këtij forumi, të lëshuar për opinion pas vizitës së Mustafa Ceriqit, kryetar i Bashkësisë Islame të BeH në vendin tonë.Bashkësia e boshnjakëve të Kosovës po ashtu ka kërkuar që shteti i Bosnjës e Hercegovinës sa më parë të njohë dokumentet e Kosovës, në mënyrë që boshnjakët dhe banorët të tjerë të Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm në këtë shtet.

“Angazhohemi që Bosnja e Hercegovina të njohë Republikën e Kosovës, ashtu siç kanë bërë shtetet tjera që janë krijuar nga njësitë federative të ish-RFSJ-së, dhe të përcjellë (vendimin) e shumicës së shteteve të BE-së dhe të SHBA-ve”, thuhet në komunikatën e botuar në agjencinë informative MINA, të Bashkësisë Islame të BeH. /Telegrafi/
Shtuar më 11/08/2009, ora 16:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori