Boshkovski: Haradinaj me ka garantuar qe ne Maqedoni s'do te kete lufte
Albeu.com
Ish-ministri maqedonas i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski ka theksuar se në Maqedoni po krijohet krizë artificiale me qëllim që t’i hiqet vëmendja opinionit publik nga aksionet politike.Boshkovski ndërkaq ka marrë garanci nga miqtë e tij shqiptarë se populli shqiptar nuk dëshiron luftë. “Kam biseduar me mikun tim Ramush Haradinaj dhe ai më ka siguruar se shqiptarët nuk janë të interesuar për luftë. Ka ikur koha e luftërave.
Në këtë drejtim ishte i qartë edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha”, tha Boshkovski. Sipas tij, kjo që po ndodh aktualisht me gjendjen e sigurisë është vetëm një skenar i Gruevskit. “Ka shumë faktorë që krijojnë skenarë, por kryesori është njëri, kryeministri.
Shtuar më 09/05/2010, ora 19:22
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori