Boschard: BE pret zgjidhje nga palet per situaten politike
Albeu.com
Ambasadori gjerman Bernd Boschard ka deklaruar se Bashkimi Europian është i shqetësuar për situatën politike në Shqipëri dhe pret një zgjidhje nga palët. Ambasadori Borchard theksoi se krerët politikë shqiptarë duhet të arrijnë një zgjidhje, e cila të respektojë Kushtetutën, por edhe transparencën.
"BE pret një zgjidhje të situatës politike. Zgjidhja duhet të respektojë Kushtetutshmërinë dhe transparencën", nënvizoi ai.

Deklarata e Borchard vjen një një kohë kur krerëve politikë i janë lënë dy javë në dispozicion nga ndërkombëtarët për gjetjen e zgjidhjes, pas takimit Rama-Berisha në Strasburg.
Shtuar më 26/05/2010, ora 12:58
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori