Bosch: Palet te arrijne kompromisin
Albeu.com
Duhet të gjenden pika për të arritur në një kompromis në mënyrë që të zgjidhet edhe kriza politike dhe vendi të ecë përpara. Kështu është shprehur ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Borsch nga Vlora ku ka marrë pjesë në në forumin për dialog internacional "Europa ndërmjet meje dhe teje"."Unë nuk jam përfaqësues i Bashkimit Europian, por unë kam lexuar deklaratën e Parlamentit Europian dhe mesa unë e kuptoj është ajo çka ata po bëjnë thirrje për një bashkëpunim midis partive politike dhe kjo duket rruga e vetme. duhet të gjenden pika për bashkëpunim dhe kompromis dhe jo pika ku ndryshojnë" theksoi Bosch.
Më tej ambasadori Bosch theksoi se në një mënyrë që një demokraci të zhvillohet dhe të funksionojë duhet në të gjitha nivelet, si në nivelin parlamentar edhe në atë bashkiake.
"Duhet që palët të ulen të gjitha së bashku dhe të arrijnë një kompromis. Kjo fjalë e shpjegon që duhet arritur në një pikë të përbashkët dhe nuk duhet arritur në një pikë që çdo palë mund të mbetet e lumtur nga ajo çka mund të arrihet theksoi më tej Bosch duke shtuar se ky është parimi i përgjithshëm i një demokracie.
Shtuar më 09/07/2010, ora 15:28
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori