Bosch: Eshte koha per kompromis
Albeu.com
Ambasadori i OSBE Robert Bosch i ndodhur në qytetin e Korcës nuk ka anashkaluar edhe deklaratat politike. Bosch ka parë si pozitive nisjen e negociatave mes PS e PD, duke iu referuar kështu takimit të krerëve të grupeve parlamentare Gramoz Ruci e Astrit Patozi.
Sipas ambasadorit të OSBE, tani është koha që dy palët të arrijnë në një marëveshje të pranueshme dhe sa më të shpejtë.

“Është shumë mirë që të dy palët po negociojnë me njëri tjetrin dhe shpresojmë se do të arrijnë në një marrëveshje e cila do të jetë e pranueshme nga të dyja palët. Është koha për kompromis” u shpreh ambasadori Bosch.

I pyetur për kohëzgjatjen e negociatave mes palëve për arritjen e një marrëveshje ai u përgjigj se shpreson të përfundojnë sa më shpejt.
Shtuar më 16/07/2010, ora 19:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori