Bosch e Lohan: Te zhgenjyer per seancen e djeshme
Albeu.com
Ambasadori i OSBE-së, Rober Bosch dhe ambasadori i KE-së, Helmut Lohan janë shprehur të zhgënjyer për seancën e djeshme në Kuvend. Ambasadorët kanë deklaruar se deputetët duhet të kuptojnë se Kuvendi është debat.
Bosch e Lohan kanë nënvizuar se sjellja e djeshme e deputetëve në Kuvend nuk është e denjë.

Në ditën e parë të rikthimit të opozitës në Kuvend pas darkës së Strasburgut mes Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PS-së, Edi Rama, është rrezikuar një përplasje fizike mes deputetit Gent Strazimiri të Partisë Demokratike dhe Tom Doshit të Partisë Socialiste.

Gjatë fjalimit deputeti i PD-së, Genti Strazimiri, tha se "deputetët e PS-së i kishin çuar sms familjes, pasi kishin hyrë në grevë". Pas kësaj fjale disa deputetë të PS-së reaguan, por Strazimiri e ka përsëritur.
Në këtë çast deputeti Tom Doshi është ngirur nga vendi i tij duke shkuar drejt foltores, ku i ka kërkuar Strazimirit të mos përmendë familjarët. Në këtë çast situata është acaruar shumë, deputeti Strazimiri është rrethuar nga punonjësit e Gardës dhe Kryetarja Topalli ka pezulluar seancën.

Seanca ishte thirrur nga kryetarja e Kuvendit Topalli pas vendimit të PS-së për të marrë pjesë në punimet e legjislativit.
Shtuar më 25/05/2010, ora 12:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori