Bosch - Berishes: Nuk mund te zgjidhni arbitrin
Albeu.com
Ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch ishte i qarte dhe i prere ndaj qendrimit kundershtues te qeverise shqiptare ndaj shefes se misionit te ODIHR, Audrey Glover.Lidhur me pakenaqesite e qeverise ndaj ambasadores Glover, e cila ne vitet veshtira te demokracise dhe zgjedhjeve 94- 97 ka qene shefe i ketij misioni ne Shqiperi, Robert Bosh, eshte shprehur pa ekuivok.

“ODIHR nuk merr udhezime nga ndonje organ tjeter. Ashtu sikurse edhe ju une jam nje vezhgues i kesaj qe po ndodh. Une e perkrah ODIHR dhe te njejtin qendrim mbajne te gjithe vendet pjesemarrese te OSBE-se”, u shpreh Bosch.

Shefi i misionit te OSBE-se, perdori dhe humorin per te mbyllur debatin per nje ceshtje shume serioze.

“ODIHR do te kete rolin e gjykatesit. Sot ka nje ndeshje futbolli dhe mesa dini arbitrin nuk e zgjedhin palet, por organizma te tjere", perfundoi Bosch. (tch)
Shtuar më 12/05/2009, ora 22:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori