Borxhi i jashtëm rritet, Berisha thotë se do ta ulë
Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi sërish sot rritjen ekonomike në Shqipëri. Duke iu referuar një raporti të Komisionit Europian, Berisha u shpreh se në tremujorin e fundit me 1.8 dhe 6.3 si rritje vjetore.

“Sipas raportit vendet e punës në Shqipëri në sektorin publik nuk u ndryshua ndërsa në sektorin privat u rritën me 1.8 përqind. Pra në tremujorin e fundit me 1.8 dhe 6.3 si rritje vjetore. Kjo përbën një zhvillim jashtëzakonisht pozitiv. Në Shqipëri shënon rritje punësimi në sektorin privat jo bujqësor, ndërsa në tremujorin e fundit të 2012-ës kjo rritje në fund do të jetë 6.5 përqind. Ky nivel rritje që kemi ne shoqërohet me një nivel shumë të lartë punësimi. Borxhi publik arriti në 61.5%, që qeveria për këtë vit e ka parashikuar tek 62.6% dhe pas këtij viti fillon kthesa, borxhi publik në mënyrë graduale do të zbresë, ky është zotimi ynë solemn. Ato qëllim që kishim me borxhin po shkojnë drejt realizimit dhe nuk është e nevojshme, projekti ynë përballohet edhe duke ulur borxhin” tha Berisha

Gjithashtu kryeministri Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj opozitës në lidhje me shifrat e papunësisë. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2013, ora 12:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori