Borxhet fusin ne sherr Osmanin dhe Bejten
Albeu.com
Ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta hodhi poshtë akuzat e kryetarit të ri të Komunës Rufi Osmani se gjoja e ka gjetur kmunëm me 10 milion euro borxh. Bejta tha se pretendimet e këtilla të Osmanit nuk janë serioze pasi borxhi i komunës nuk kalon më shmë se 1 milion euro. Por kryetari i komunës Rufi Osmani tha se të dhënat që ai posedon dëshmojnë se borxhi është shumë më i madh, duke përfshirë këtu edhe mbi 100 konteste gjyqësore që i ka Komuna me ndërmarjet publike.
”Unë i kam lanë dhjetë milion euro borxh, ajo nuk është aspak e vërtetë. Borxhi mund të jetë në maksimum të shkojë një milion euro që është e natyrës normale që kur bën aktivitete është shumë normale që edhe të ngelësh borxhe", tha ish kryetar i Komunës, Nevzat Bejta.
”Vetëm buxheti Komunal ka borxh prej 145 725 000 denarë, që ekuilibrohet me 2.5 milion euro.Ja ku është borxhi i specifikuar nga shërbimet komunale. Borxhi i ndërmarjes publike Gostivar peshon diku afërsisht 900.000 euro, ja ku është borxhi i nxjerë nga shërbimet profesionale. Dhe njëkohësishtë borxhi të cilin e ka ndërmarrja publike Komunalec vetëm në bazë të disa llojeve të tatimeve tejkalon shumën prej mbi 200 milion denarë shumë kjo e cila tejkalon mbi 3.5 milion euro, ndërsa në këtë shumë nuk është përfshi borxhi që kjo ndërmarje ia ka shtetit në emër të TVSH-së”, thotë kryetari i Gostivarit, Rufi Osmani.
Shtuar më 28/04/2009, ora 01:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori