Gjatë orëve të vona të natës është hedhur në erë
shtylla e
tensionit të lartë në Borizanë të Fushë Krujës. Sipas dëshmitarëve që kanë rrëfyer për policinë ka qenë ora 03.30 kur pesë shpërthime të fuqishme u dëgjuan në gjithë zonën përreth.
Në vendin e
ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet.
Ende nuk ka asnjë të dhënë apo të dyshuar për këtë ngjarje. Policia po vazhdon hetime për zbardhjen e plotë të
ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2011,
ora 09:23