Borione: BE ka strategji te qarte ndaj Kosoves
Albeu.com
EULEX-i nuk nënshkruan marrëveshje që do të mund të ishin në dëm të Kosovës dhe sovranitetit të saj. Kështu thotë ambasadorja e Francës në Kosovë, Delphine Borione, e cila sot përfundon mandatin e saj në Kosovë.
Në një intervistë për Radio Kosovën, Borione tha se Bashkimi Evropian ka strategji shumë të qartë ndaj Kosovës- ta afrojë atë me BE-në.

Ambasadorja franceze po ashtu ka thënë se, pavarësia e Kosovës tashmë është akt i kryer, ndërsa nënshkrimi i protokollit midis EULEK-sit dhe Serbisë ka karakter vetëm teknik. /rtk/
Shtuar më 21/08/2009, ora 21:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori