Bore ne zonat e larta te Maqedonise
Albeu.com
Sipas meteorologëve, moti sot do të jetë me vranësira dhe reshje të borës. Do të fryejë erë mesatare deri në të fortë nga jugu. Temperatura e mëngjesit ishte midis minus 4 dhe 2, ndërsa ajo e ditës midis 1 dhe 6 gradë.
Në Shkup moti është i vrenjtur dhe me reshje të borës në orët e mëngjesit, ndërsa më vonë gjatë ditës do të ketë shi. Temperatura e mëngjesit ishte deri në minus 1, ndërsa ajo e ditës do të jetë deri në 3 gradë. Trafiku në të gjitha akset magjistrale dhe rajonale në vend, zhvillohet pa pengesa.
Paraqitje e mjegullës shënohet në aksin rrugor drejt Kodrës së Diellit, me dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra.

Vozitësve u rekomandohet vozitje tejet e kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes për shkak të rrugëve me shi dhe ngricave në disa vende si dhe ruajtje të distancës së duhur midis automjeteve.
Intensiteti i komunikacionit është mesatar jashtë mjediseve urbane. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata. Përkujtohen vozitësit që të posedojnë detyrimisht pajisjet dimërore në automjete. (makfax)
Shtuar më 10/02/2010, ora 16:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori